Dembele skualifikohet dy ndeshje, mungon në “El Clasico”

Barcelona merr të tjera lajme të këqija. Ousmane Dembele do të mungojë në “El Clasicon” ndaj Realit të Madridit. Sulmuesi francez që ka vetëm pak kohë që është rikthyer nga dëmtimi është skualifikuar me dy ndeshje nga komisioni i Disiplinës në La Liga për kartonin e kuq.

 

Në minutat e fundit të ndeshjes Dembele ironizoi me gjyqtarin për kartonin e kuq që ky i fundit i vuri mbrojtësit të ri të Barcelonës, Araujo dhe iu drejtuar arbitrit me fjalët “je shumë i keq” dhe për këtë arsye Dembele është skualifikuar me dy ndeshje.

Një goditje e rëndë kjo për Barcelonën dhe për sulmuesin francez që nuk do të humbasë vetëm duelin ndaj Eibar por edhe “El Clasicon” e 26 tetorit.

SHKARKO APP