Dembele “zë mend”, i befason të gjithë me deklaratën e fundit për të ardhmen
Ousmane Dembele prej javësh përflitet për një transferim të mundshëm te skuadra e PSG, pasi i përfundon kontrata me Barcelonën. Gjithsesi duket se situata nuk është aq e keqe se para disa javësh.
Trajneri Xavi e konsideron sulmuesin francez si një lojtar shumë të rëndësishëm në projektin e tij dhe nga ana tjetër Dembele dëshiron gjithashtu të qëndrojë.
Sipas prestigjiozes spanjolle, Dembele ka shprehur vazhdimisht dëshirë për të qëndruar te Barcelona. Këtë gjë ai ia ka shprehur edhe shokëve të ekipit.
“Dua të vazhdoj te Barcelona. Unë jam shumë i lumtur dhe besoj në këtë projekt. Në veçanti më pëlqen shumë Xavi”, mësohet se i ka thënë një kolegu të tij sipas Mundo Deportivo.
KOHA JONË SONDAZH

