Demiral e pëson si Mirlind Daku, dënohet rëndë nga UEFA
Merih Demiral ishte heroi i Turqisë ndaj Austrisë, teksa realizoi dy golat që e çuan kombëtaren e tij në çerekfinale ndaj Holandës.
Megjithatë, tashmë trajneri Montella duhet të bëjë llogaritë pa mbrojtësin, i cili është pezulluar nga UEFA me dy ndeshje, njësoj siç ndodhi edhe me Mirlind Dakun.
Demiral çoi duart lart duke bërë me gishta shenjën e “ujqërve” që është një simbol i grupimit “Ujqërit Gri”, i cili në disa vende cilësohet si organizatë ekstremiste.
Shpëton Bellingham, i cili është gjobitur vetëm me 20 mijë euro pas gjestit të turpshëm në fund të ndeshjes ndaj Sllovakisë.