Dëmtim i shkallës së dytë, ja sa do të mungojë Medon Berisha
Medon Berisha ka pësuar një dëmtim fizik që e detyroi të lërë fushën gjatë ndeshjes së fundjavës në Serie A mes Lecces dhe Pisas. Mesfushori i skuadrës italiane do të duhet të ndalet për një periudhë jo të shkurtër, teksa klubi ka bërë të ditura detaje të reja mbi gjendjen e tij.
Nëpërmjet një njoftimi zyrtar, Lecce konfirmoi se Berisha iu nënshtrua një rezonance magnetike, e cila evidentoi një dëmtim të shkallës së dytë në muskulin rectus femoris të kofshës së djathtë. Ekzaminimi u krye në një qendër radiologjike në Lecce, një ditë pas ndeshjes.
Ky lloj dëmtimi kërkon kohë rikuperimi dhe, sipas parashikimeve të para, mesfushori pritet të mungojë rreth një muaj. Një goditje për Lecce-n, që humbet një element të rëndësishëm të mesfushës, por edhe për vetë Berishën, i cili do të fokusohet tashmë te rikthimi i plotë në fushë.
KOHA JONË SONDAZH

