Dëmtimi i Calhanoglu nuk është serioz, por humbet të paktën 4 ndeshje

Hakan Calhanoglu ka pësuar një shqetësim muskulor në soleusin e këmbës së majtë. Mesfushori turk u detyrua të largohej nga fusha në minutën e 87-të të supersfidës ndaj Napolit, pas një dhimbjeje në pulpë, ndërsa gjatë ditës së sotme iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore.

Kontrollet instrumentale kanë përjashtuar dëmtime serioze, por kanë konfirmuar një tërheqje muskulore, e cila nuk do t’i lejojë Calhanoglu-së të jetë në dispozicion për ndeshjet ndaj Leçes dhe Udineses. Më e rëndësishmja, mesfushori nuk do të arrijë as për përballjen vendimtare kundër Arsenalit. Gjendja e tij do të rivlerësohet në ditët në vijim.

Në komunikatën zyrtare, klubi ka bërë të ditur se Calhanoglu i është nënshtruar rezonancës magnetike pranë Institutit Klinik Humanitas në Rozzano, ku ekzaminimet kanë evidentuar një shqetësim muskulor në soleusin e majtë. Stafi mjekësor do të monitorojë nga afër evolucionin e dëmtimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sa i përket kohës së rikuperimit, mungesa në sfidat e radhës është e sigurt. Fillimisht shpresohej që Calhanoglu të rikuperohej në kohë për ndeshjen e Champions League ndaj Arsenalit, e planifikuar më 20 janar, por rezultatet e rezonancës kanë zbehur këto shpresa. Ky lloj dëmtimi kërkon zakonisht 10 deri në 15 ditë pushim, ndërsa zona e prekur konsiderohet delikate dhe kërkon kujdes maksimal.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndeshja pas Arsenalit është ajo ndaj Pizës më 23 janar, ndërsa një rikthim më i mundshëm shihet për transfertën e Dortmundit më 28 janar ose, në rastin më të keq, për përballjen kundër Cremoneses më 1 shkurt.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?