Dëmtimi i Coman, Bayerni merr përgjigje shumë pozitive

Bayerni merr lajme shumë pozitive nga dëmtimi i Kingsley Coman. Mesfushori francez u dëmtua në finalen e “Audi Cup” kundër Tottenham-it. Klubi gjerman në një njoftim të publikuar në faqen zyrtare të klubit ka njoftuar se Coman nuk ka pësuar asnjë këputje të ligamentit.

 

Ish-futbollisti i Juventusit do të rikthehet në stërvitje që ditën e nesërme, teksa pritet që të jetë i gatshëm që në finalen e Superkupës së Gjermanisë, ndaj Dortmundit, në sfidën që do të në fundjavë për trofeun e parë sezonal. Kujtojmë që sezonin e kaluar, francezi ka vuajtur shumë problemet me dëmtimet. /Koha Jone/

SHKARKO APP