Dëmtimi i Higuain, shans i artë për sulmin shqiptar te Juventusi
Dëmtimi i Gonzalo Higuain është një lajm i keq për Juventusin, që ka pak sulmues qendror në dispozicion. Gjithsesi ka edhe nga ata që mund të gëzohen te skuadra torineze. Giacomo Vrioni është njëri prej tyre, i cili mund të përfitojë fare mirë nga kjo situatë, për të debutuar për herë të parë me fanellën e bardhezinjve.
Sulmuesi shqiptar prej disa javësh i është bashkuar skuadrës së parë në stërvitje për rifillimin e sezonit, teksa duke marrë në konsideratë kalendarin e ngjeshur, edhe për të mund të ketë hapësira.
Një gjë e tillë mund të ndodhë që në gjysmëfinalen e kthimit kundër Milanit për Kupën e Italisë. Në minutat e fundit, nëse kualifikimi mund të jetë zgjidhur, atëherë mund të ketë edhe disa minuta për të. Situata nuk aspak e mirë për Higuain, i cili ishte i fundit që ju bashkua ekipit në stërvitje, por u bë i pari që u dëmtua. /R.Lika-Koha Jone/