Dëmtimi i Hysajt, Reja thërret mbrojtësin goleador në Finlandë

Përfaqësuesja shqiptare ka nisur përgatitjet për transfertat e 11 tetorit në Turqi dhe atë të datës 14 në Moldavi. Të gjithë lojtarët ishin në dispozicion të trajnerit Edy Reja, me përjashtim të Elseid Hysajt. Prej frakturës së pësuar në kraharor, mbrojtësi i Napolit, i cili ishte projektuar si kapiten, do t’i humbasë dy sfidat e radhës në kualifikueset e “Euro 2020”.

 

Fillimisht u mendua se nuk do ta zëvendësonte asnjë, por më pas trajneri italian ka ndryshuar mendim, teksa mësohet se në vendin e tij është thirrur mbrojtësi i majtë, Hysen Memolla, i cili po kalon një formë mjaft të mirë në kampionatin finlandez me skuadrën e KPV, ku në 7 takime ka arritur të realizojë 3 gola.

Performanca e 27-vjeçarit duket se ka bindur trajnerin Reja, për ta bërë pjesë të Kombëtares, për 2 sfidat ndaj Turqisë dhe Moldavisë, teksa mbrojtësi do të bashkohet me grupin aktual të futbollistëve.

SHKARKO APP