Dëmtimi i Lukakut dhe Werner, tifozët e Chelsea-t kërkojnë rikthimin e Brojës
Chelsea mbrëmjen e djeshme mori një fitore të thjeshtë 4-0 ndaj Malmo në shtëpi, por ndeshja nuk është se shkoi e gjitha “vaj”. Romelu Lukaku dhe Timo Werner pësuan dëmtim, duke lënë fushën e lojës që në pjesën e parë. Dy telashe të mëdha për trajnerin Tuchel, i cili brenda një mbrëmje e sheh që të humbasë dy sulmuesit kryesor.
Disa tifozë të Bluve të Londrës kanë reaguar menjëherë duke i kërkuar trajnerit gjerman që të telefonojë menjëherë Southamptonin për të kërkuar rikthimin e Armando Brojës. Gjithsesi kjo është një dëshirë e parealizueshme për momentin, pasi rregullat e Premier League lejojnë lëvizjen në formë huazimi apo rikthimi vetëm gjatë dritares së transferimeve.
Edhe rikthimi në janar te Blutë e Londrës nuk është aspak një opsion i lehtë për t’u realizuar. Goli i parë në Premier League, ka bërë që shumë tifozë të Southampton, por dhe ata të Chelsea-t të shprehin simpatinë për bomberin e talentuar shqiptar. /R.Lika-Koha Jonë/