Dëmtimi i rëndë i Neymar, zbulohet koha e rikthimit në fushë

Neymar Jr pësoi një dëmtim të rëndë në ndeshjen ndaj St Etienne, që do ta mbajë atë larg fushës për gjashtë javë. Këtë vit sulmuesi brazilian mund të arrijë thuajse në 100 ditë që qëndron jashtë fushave të lojës.

Si në vitin 2018 ashtu edhe në vitin 2019, mesfushori humbi fazën e eliminimit të Champions League. Në vitin 2020 ai udhëhoqi skuadrën pariziene në ndeshjen e fundit të kompeticionit maksimal kontinental, por këtë vit, Neymar u lëndua përsëri, duke humbur fazën e 16-të të Championsit (PSG, gjithsesi, eliminoi lehtësisht Barcelonën).

Për momentin, pjesëmarrja e Neymar në fazën eliminatore të Champions League nuk është në rrezik. Sipas “L’Equipe”, braziliani duhet të rikthehet në fushë në mes të janarit, pasi diagnoza ka përjashtuar një frakturë të mundshme të kyçit të këmbës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?