Dëmtimi i rëndë në gju, Pique rrezikon të mungojë 8 muaj

Shtrembërimi i shkallës së tretë të ligamentit anësor, por edhe dëmtimi i brendshëm dhe i pjesshëm i kryqëzimit të gjurit të djathtë. Kjo është diagnoza e parë pas dëmtimit të Gerard Pique gjatë ndeshjes kundër Atletico Madrid në “Wanda Metropolitano”

Mbrojtësi është një liderët e mbrojtjes së klubit katalanas. Pique do t’i nënshtrohet testeve të mëtejshme para se të vendosë nëse do të operohet.

Hipoteza e një trajtimi më të lehtë, mund të bëjë që ai të kthehet më e pakta për 4 muaj në fushë. Gjithsesi nuk përjashtohet mundësia që ai të rikthehet edhe pas një periudhe shumë më të gjatë që shkon deri në 8 muaj. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP