Dëmtimi me kombëtaren, Pjanic shqetëson trajnerin Sarri
Miralem Pjanic ka shqetësuar së tepërmi klubin e Juventusit pas dëmtimit në ndeshjen eliminatore mes Bosnjës dhe Italisë mbrëmjen e djeshme.
Vetë mesfushori, që këtë sezon po luan një rol “kyç” në idenë e lojës së Maurizio Sarrit, pas ndeshjes pranoi se kishte ndjerë një dhimbje që e ka shoqëruar shpesh këtë sezon, ndaj kishte kërkuar zëvendësim.
“Ndjeva dhimbje në aduktor, një shqetësim që po më ndjek gjatë javëve të fundit, pro shpresoj që të kem dalë në kohë, për të shmangur një përkeqësim të situatës”, deklaroi Pjanic pas ndeshjes.