Dëmtimi në derbi, Sensi nuk grumbullohet me Italinë

Stefano Sensi do të mungojë me përfaqësuesen e Italisë për sfidën kundër Greqisë dhe Lihtenshtajnit në eliminatoret e Euro 2020.

Për shkak të një dëmtimi mesfushori i Interit është detyruar të largohet nga fusha në pjesën e parë të sfidës kundër Juventusit, pasi Conte e zëvendësoi përpara kohe me Matias Vesinon.

Nga analizat e para mjekësore ka rezultuar një dëmtim në kofshën e djathtë dhe tashmë ai nuk do të grumbullohet me përfaqësuesen “axurre”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Stefano Sensi do të jetë larg fushave të blerta 2-4 javë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?