Dëmtohet Ardjan Ismajli, humbet sfidat e shtatorit me Kombëtaren

Torino ka konfirmuar se mbrojtësi shqiptar Ardian Ismajli do të mungojë rreth një muaj për shkak të një dëmtimi muskulor në kofshën e djathtë. Ky problem fizik do ta mbajë jashtë jo vetëm në fillimin e sezonit në Serie A, por edhe në ndeshjet e shtatorit të Kombëtares shqiptare.

Ismajli, një titullar i padiskutueshëm në skuadrën kuqezi dhe kapiten në disa raste, u transferua këtë verë te Torino, ku ka firmosur kontratë deri në vitin 2027 me mundësi zgjatjeje edhe për një sezon tjetër.

Mungesa e tij përbën një goditje të rëndësishme si për klubin italian, ashtu edhe për përfaqësuesen shqiptare, e cila do të duhet të bëjë llogaritë pa një prej shtyllave të saj në repartin mbrojtës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?