Dëmtohet Lionel Messi, pritet të mungojë edhe te Argjentina
Vetëm 10 ditë para nisjes së sezonit të ri në MLS, Inter Miami ka konfirmuar një lajm që shqetëson tifozët. Lionel Messi ka pësuar një dëmtim muskulor.
Klubi amerikan bëri të ditur se ylli argjentinas mungoi në stërvitjen e fundit për shkak të një elongimi muskulor, problem i pësuar gjatë ndeshjes miqësore në Ekuador kundër Barcelona SC javën e kaluar.
Aktualisht, koha e rikuperimit mbetet e paqartë. Inter Miami thekson se rikthimi i Messit në stërvitje do të bëhet në mënyrë graduale dhe do të varet nga evoluimi i gjendjes së tij në ditët në vijim. Për pasojë, prezenca e tij në sfidën e radhës ndaj Los Angeles FC është seriozisht në dyshim.
Situata po ndiqet me vëmendje edhe nga kombëtarja e Argjentinës, në prag të angazhimeve të ardhshme ndërkombëtare, me shpresën që kapiteni të rikuperohet në kohë dhe pa komplikime.
KOHA JONË SONDAZH

