Dëmtohet mbrojtësi i Kombëtares, dy muaj jashtë fushave të lojës

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Naser Aliji, pritet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale për shkak të problemeve fizike që e kanë shoqëruar prej kohësh. Lajmi është konfirmuar nga trajneri i Dinamos, Ilir Daja, menjëherë pas ndeshjes ndaj Elbasanit, ku Aliji megjithatë zhvilloi 90 minuta të plota.

Daja u shpreh se situata e futbollistit është e ndërlikuar dhe se ai ka luajtur prej javësh nën lodhje dhe dhimbje të vazhdueshme: “Aliji ka një ngarkesë shumë të madhe dhe rrezikojmë ta humbasim për rreth dy muaj. Ka probleme me pubalgjinë dhe mund të operohet. Ka luajtur i sforcuar,” tha tekniku i Dinamos.

Parashikimet janë optimiste për rikuperimin në kohë të mbrojtësit, i cili pritet të jetë gati për ndeshjet vendimtare të Play Off-it të Shqipërisë në muajin mars.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?