Dëmtohet rëndë në stërvitje, futbollisti francez mbyll sezonin te Bayerni

Corentin Tolisso mbyll sezonin te Bayern Munich. Gazeta “Bild” raporton se në seancën e ditës së djeshme mesfushori është dëmtuar dhe do të mungojnë për gjashtë muaj.

Francezi ka dëmtuar tendinën, kur po godiste topin dhe ulërimat janë dëgjuar deri jashtë. Seanca zhvillohej me dyer të mbyllura, por gazeta gjermane ka zbuluar gjithçka dhe raporton se Tolisso është nxjerrë nga fusha me një makinë golfi.

Kjo është hera e dytë që Tolisso pëson një dëmtim të rëndë. Në shtator të vitit 2018 ai pati një problem në ligament dhe humbi gjysmën e sezonit. Në këtë mënyrë Flick humbet një tjetër element të rëndësishëm të ekipit.

 

SHKARKO APP