Dëmtohet rëndë Ter Stegen, rrezikon dhe Botërorin me Gjermaninë

Marc-André ter Stegen vazhdon të përballet me vështirësi edhe pas largimit nga Barcelona. Portieri gjerman, i cili së fundmi u transferua te Girona, ka pësuar një dëmtim në kofshën e majtë që do ta mbajë jashtë fushave për një periudhë të gjatë.

Klubi katalanas ka bërë të ditur se gardiani 32-vjeçar do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale të premten e ardhshme, pas dëmtimit të pësuar në ndeshjen kundër Real Oviedos.

“Marc-André ter Stegen do të operohet të premten për shkak të dëmtimit të marrë në sfidën ndaj Real Oviedos. Kohëzgjatja e mungesës së tij do të përcaktohet pas operacionit”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky zhvillim hedh hije dyshimi mbi pjesëmarrjen e tij në Kupën e Botës, me rikuperimin që mbetet i paqartë deri pas ndërhyrjes. Një goditje e rëndë për ish-kapitenin e Barcelonës, i cili shpresonte të rikthehej protagonist në një kapitull të ri të karrierës së tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?