Dëmtohet sulmuesi që pret ftesë nga Silvinjo

Ndër sulmuesit shqiptarë që po shkëlqejnë në këtë sezon larg vendit tonë, është padyshim Stiven Shpendi. Futbollisti po kalon një edicion mjaft të mirë me fanellën e Empolit në Serinë B, ku ka shënuar deri tani 10 gola e ka dhënë 1 asist.

Por shumëkush është çuditur kur nuk ka parë Shpendin sot as në fushën e lojës dhe as në pankinë në ndeshjen që Empoli luante në transfertë ndaj Katanxaros.

Megjithatë, është mësuar se në stërvitjen e fundit para ndeshjes, sulmuesi shqiptar ka pësuar një dëmtim muskulor në kofshë e kësisoj, nuk ka qenë i gatshëm për duelin në fjalë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një dëmtim që ndal disi vrullin e lojtarit, i cili kishte shënuar 4 gola e dhënë një asist në 4 ndeshjet e fundit të tij në Serinë B dhe shpresonte që të merrte një ftesë nga trajneri Silvinjo për ndeshjet e muajit mars të Shqipërisë për play-off të Botërorit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?