Denoncimi i Skënderbeut, 4 ndeshje, 6 pikë të mohuara nga gjyqtarët

Skënderbeu pretendon se është dënuar të mos e fitojë titullin kampion për të pestin sezon radhazi. Vulën e fundit e ka vënë Lorenc Jemini, që ka dhënë një penallti të paqenë,kjo e parë edhe nga pamjet filmike. Skuadra korçare me anë të pamjeve filmike, ka denoncuar rastet kur është dënuar me qëllim nga gjyqtarët. Në javën e 20-të të kategorisë Superiore ka qenë një gjyqtar që gjykonte për herë të parë një ndeshje të këtij niveli, siç ishte Klajdi Kola nga kryeqyteti, i cili gjykoi sipas “dëshirës” në Korçë. Një gol i anuluar, tre raste për penallti të pa dhëna për kampionët në ndeshjen me Laçin dhe në fund dy pikë të mohuara. Akuza të ashpra ndaj këtij gjyqtari nga ana e klubit të Skënderbeut. Madje mësohet se Koçi është pezulluar për atë çfarë bëri në Korçë, por kjo pak vlera ka. Ishte Koçi që i nisi gabimet “foshnjarake” me gjykime dashakeqe ndaj Skënderbeut dhe më pas me radhë historia vazhdon. Në javën e 21-të, korçarët do të udhëtonin drejt Durrësit, ku përballë Partizanit iu mohua një gol më se i rregullt nga gjyqtari Kridens Meta. Ishte ky i fundit që i hoqi dy pikë të tjera Skënderbeut në renditje. Historia e këtyre “xhaketave” kundër pretendimeve të Skënderbeu vazhdon. Një javë më vonë, pikërisht në Fier, gjyqtar ishte Bardhyl Pashaj. Nuk akordon një karton të kuq të pastër për portierin Cakoviç të Apolonisë pas ndërhyrjes ndaj Prognit. Ndërkohë që këtë ndëshkim, Pashaj e ndërmori ndaj Shkëmbit, për një ndërhyrje aspak më të ashpër se ajo e portierit fierak ndaj Prognit. Ndryshe nga gjyqtarët e tjerë, Pashaj të paktën nuk ndikoi te fitorja e Skënderbeut. Por kartoni i kuq ndaj Shkëmbit, i la kampionët pa “regjisorin” në një nga ndeshjet më të rëndësishme, atë të luajtur dje kundër Kukësit. Për të ardhur  pikërisht te përballja e së hënës ndaj Kukësit. Lorenc Jemini, një tjetër gjyqtar që i mohon dy pikë të tjera kampionëve. Të paktën, pamjet televizive dje kanë treguar qartë që pretendimi i Pejiçit ka qenë i kotë në pjesën e dytë, pasi nuk ka qenë faull në zonë ndaj sulmuesit të veriorëve. Ndërkohë që në minutën e tretë shtesë, Vangjeli nuk ka shkaktuar 11-metërsh, por i ka hequr topin pastër nga këmba Hoxhës së Kukësit. Gjithsesi, 1-1 ndaj Kukësit dhe Jemini ishte i katërti gjyqtar në radhë që priste të ndëshkonte Skënderbeun. Plot 6 pikë të lëna nga gjyqtarët në katër javët e fundit, janë shumë, aq shumë sa jo vetëm që tashmë mund të dyshosh, por mund të shprehesh me bindje, që Skënderbeun në këtë Superligë vërtet nuk e duan të shpallet kampion. Do të kemi gjykime të tjera kaq tendecioze ndaj Skënderbeut!? Kjo mbetet për t’u parë, ndërkohë që më bukur mund të bënim pyetjen: Kush e ka radhën nga “xhaketat e zeza” të ndëshkojë Skënderbeun”? Korçarët tashmë u mësuan. Gjyqtarët nëse ka një fjalë troç, është që nuk e duan më Skënderbeun në krye dhe kjo nuk diskutohet,” – është pjesdë e reagimit të klubit të Skënderbeut, pas rezultateve të javëve të fundit, ndonëse kampionët në fuqi janë ende në valle dhe vetëm tre pikë larg ekipit kryesues, Kukësit.   – “Nuk na duan kampion. Jam i bindur që gjyqtarët po e bëjnë këtë, sepse janë ngopur me Skënderbeun dhe po gjykojnë me tendencë kundër Skënderbeut.” Këto kanë qenë fjalët e disa javëve më parë të presidentit të Skënderbeut, Ardjan Takaj. Në fakt me atë që ndodhi  ndaj Kukësit në Korçë, Skënderbeu pretendon se thuajse është vënë “kapaku”, gjykimit se sipas korçarëve:  nuk e duan kampion, sepse nuk ka mundësi që gjykimet të jenë një e nga një radhazi më tepër se të hapura dhe tendecioze.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?