Deputetja shqiptare në Maqedoni: Sporti larg politikës, por UEFA ndëshkon Shqipërinë!
se ajo që ndodhi në Beograd ishte e papranueshme nga bota e qytetëruar, sikurse edhe vendimet që dha Komisioni i Disiplinës në UEFA, që çuditërisht legjitimuan huliganizmin dhe racizmin dhe ndëshkuan shfaqjen e hartës së Shqipërisë Autoktone, që nuk është gjë tjetër veçse një e vërtetë e madhe historike.
Pakënaqësia nga vendimi i UEFA-s ka përfshirë pas Shqipërisë e Kosovës, edhe politikën shqiptare në Maqedoni. Mes reagimeve të shumta është edhe ai i deputetes Ermira Mehmeti, e cila në profilin e saj “Facebook”, shkruan se: “Mendoja se sporti dhe futbolli duhet të ishin të lira nga politika. UEFA ndëshkoi Shqipërinë, duke i dhuruar Serbisë fitore 3:0 në tavolinë.” Deputetja ka shprehur indinjatë mbi këtë vendim, sikurse edhe shqiptarë të shumtë, që jetojnë në trojet e Maqedonisë.
KOHA JONË SONDAZH

