“Der Spiegel” reportazh për Derbin: Ndeshja më shpërthyese e futbollit në Shqipëri!

Derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit, ka bërë një jehonë të madhe edhe në mediat botërore, teksa gazeta  “Der Spiegel” në versionin e saj online, i ka kushtuar një artikull të gjatë takimit të luajtur të dielën e kaluar.

 

45 minuta ore para fillimit të derbit mes KF Tirana dhe Partizanit, situata në stadiumin “Selman Stërmasi” papritmas u përshkallëzua. Të dy grupet e tifozëve këndonin kore të ndryshme. 9000 spektatorë ishin të pranishëm, duke krijuar një atmosferë të bukur, por jo të qetë.

Mjegull e rëndë u var mbi stadium Selman Stërmasi

Më pas, tifozët miq u futën në pjesën e brendshme të rrethimit dhe hodhën tek tifozët vendas flakadanë. Reagimi erdhi nga tifozët vendas, dhe edhe ata u futën në fushë me mjete të rënda. Teksa qindra karrige dhe flakadanë fluturonin, dëgjoheshin edhe koret e tifozëve bardheblu që shanin ato të partizanit. Vetëm pasi policia u fut në këtë sherr, grupet mund të ndaheshin” shkruan “Der Spiegel”.

Më pas, skenën e mori ndeshja që startoi, por edhe gjatë ndeshjes të shumtë ishin flakadanët e ndezur, si edhe ndalesat e ndeshjes. Diçka që për tifozët në Bundesligë nuk imagjinohet.

“Der Spiegel” i kushton një hapësirë të veçantë gropave të mbushura me material piroteknik nga tifozët e Tiranës, para tribunës së atyre të Partizanit. “Një ditë para ndeshjes, tifozët vendas kishin fshehur aty tre ‘pajisje eksplozive’, të cilat do ndizeshin me një fije të lidhur. Sipas policisë, ato ishin ‘pajisjet eksplozive’ ishin vetëm disa materiale piroteknike, por sigurisht që paniku do shkaktonte edhe shumë të dëmtuar”, shkruan media gjermane.

"Tirona Fanatics" - Tifozët e KF Tirana

Ata i bëjnë edhe një pasqyrim të deklaratave të pas-derbit mes dy klubeve. “Akt terrorist” e quajti Partizani, ndërsa nga ana tjetër, KF Tirana e distancoi veten nga këto incidente. Më tej, gjermanët tregojnë edhe se kontrollet në hyrjet e stadiumeve ishin shumë të pakta, madje në stadium u fut edhe një banderolë e madhe, e cila shfaqte dy komunistë të varur, ndërsa përmendet fakti edhe se raportet mes dy tifozerive, janë acaruar më tepër 3 vitet e fundit, pasi Partizani luan në stadiumin e Tiranës. “Lufta futbollistike në Shqipëri prej kohësh ka kaluar përtej sportit”, shkruhet në artikullin e “Der Spiegel”.

Këtë poster e bëri edhe në stadium

SHKARKO APP