Derbi Drita-Gjilani nuk prodhon fitues, Prishtina triumfoi me rezultatin 2-0

Nuk prodhon fitues derbi mes Dritës dhe Gjilanit në Kosovë. Sfida për javën e tetë në Superligë, u mbyll barazim. Të dy golat u shënuan në pjesën e parë, me skuadrat që në fund ndanë nga një pikë. Drita mban vendin e pestë me 13 pikë, ndërsa Gjilani renditet në vendin e shtatë me 9 pikë. Kurse Prishtina triumfoi me rezultatin 2-0 ndaj Feronikelit. Ky triumf ngjit kryeqytetasit në vendin e tretë me 13 pikë, ndërsa Feronikeli mbetet i fundit me vetëm 1 pikë.

SHKARKO APP