Derbi flakadanësh në ”Air Albania”, policia qetëson situatën pas golit të Partizanit

Nuk ka qetësi as në derbin e kësaj të mërkure që po luhet mes tensioneve të shumta. Tirana dhe Partizani po përballen në ndeshjen e javës së 33-të të kampionatit shqiptar. Në këtë përballje në ”Air Albania”, nuk kanë munguar tymueset dhe fishekzjarret në fushë. Derbi humbi bukurinë pas golit të shënuar të të kuqve, teksa portieri i Partizanit, Bekim Rexhepi e pësoi nga tymueset dhe fishekzjarret e hedhura në fushë. Por policia qetësoi situatën.

 

 

SHKARKO APP