Derbi i Italisë mes Juventusit dhe Interit mbyllet pa fitues (VIDEO)

Juventus dhe Inter nuk shkojnë më shumë se një barazim 1-1 në Derbin e Italisë. Ishte një ndeshje që dhuroi shumë emocione, por vetëm dy gola.

Bardhezinjtë e nisën më mirë ndeshjen, duke qenë më kërkues në minutat e para, ku dhe do të gjenin golin. Në minutën e 27-të, pas një aksioni të bukur, Chiesa pason në zonë, atje ku Vlahovic me një të djathtë të saktë e dërgon topin në cepin e portës.

Kundërpërgjigja e Interit nuk vonon as 5 minuta. Lautaro Martinez me një lëvizje të bukur në zonë e dërgon topin në cepin e portës, duke mos i dhënë mundësi reagimi portierit polak të bardhezinjve. Më pas rezultati nuk do të ndryshonte as në 45 minutat e dyta, ku ndeshja do të bëhej më taktike dhe ku të dyja skuadrat kishin frikë të rrezikonin.

Interi mbetet në krye më 32 pikë, dy më shumë se Juventusi që ka 30 pikë. /R.Lika-Koha Jonë/

https://twitter.com/i/status/1728871988389990850

SHKARKO APP