Derbi i kryeqytetit/ Tirana dhe Partizani zbulojnë formacionet zyrtare

Derbi i kryeqytetit rikthehet sot në orën 18:00 në “Air Albania”, ku Tirana dhe Partizani zbresin në fushë për një përballje që pritet me interes të madh nga tifozët dhe opinioni sportiv.

Të dy trajnerët, Ardian Nuhiu dhe Oltijon Kërnaja, kanë zbardhur formacionet zyrtare, duke hedhur në lojë asetet më të mira që kanë në dispozicion.

Bardheblutë kërkojnë të ndryshojnë kurs dhe të rikthehen te rezultatet pozitive, ndërsa të kuqtë synojnë fitoren që do t’i mbante në garë për objektivat sezonalë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Formacionet zyrtare

Swiss Digital Mobile Reklama

Tirana: Tafas, Vera, Basilio Ndong, Dembele, Rafa Silva, Haxiu, Valerianos, Tare, Vogli, Tabekou, Meta.

Trajner: Ardian Nuhiu

Partizani: Qirko, Atanaskoski, Janjeva, Bytyçi, Ismaili, Isgandarli, Human, Kote, Toma, Marku, Doumbia.

Trajner: Oltijon Kërnaja

Atmosfera pritet të jetë e zjarrtë, ndërsa sfida premton tension, ritëm dhe emocione deri në minutën e fundit, siç i ka hije një derbi të kryeqytetit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?