Derbi i kryeqytetit, zbulohet arbitri që do të vërë drejtësi në “Air Albania Stadium”

“Air Albania Stadium” hap dyert nesër, pasi pret derbin e kryeqytetit. Stadiumi pritet të jetë plot, ndërkohë që futbollistët e Tiranës dhe Partizanit do të zbresin në fushë për të dhënë më të mirën dhe për të luftuar për tre pikët.

Një rëndësi të veçantë merr edhe gjykimi në ndeshje të këtij niveli. Sektori i Arbitrave ka zgjedhur atë që do të vendosë drejtësi ne derbin e kryeqytetit dhe është një arbitër që mban stemën e FIFA-s.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bëhet fjalë për arbitrin Juxhin Xhaja, i cili nesër do të gjykojë për të dytën herë derbin e kryeqytetit. Për herë të parë ai ka vendosur drejtësi mes Tiranës dhe Partizanit në prill të vitit 2017.

Swiss Digital Mobile Reklama

Atë përballje e fitoi me përmbysje Partizani. Ifenai Ede shënoi fillimisht për bardheblutë, ndërkohë që për të kuqtë u kundërpërgjigjen Idriz Batha (me penallti) dhe Xhevahir Sukaj. /abcnews.al

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?