Derbi i Madoninës, zbulohen formacionet zyrtare të Interit dhe Milanit

Interi dhe Milani pas rreth një ore do të zbresin në fushën e lojës për të luajtur Derbin e Madoninës. Dy nga skuadrat pretendente për titullin do të synojnë vetëm tre pikët, edhe pse në fakt skuadra e Pioliot vjen me mungesa të rëndësishme, si ajo e Ibrahimovic.

Inzaghi nuk ndryshon asgjë nga skema e zakonshme 3-5-2. Dumfries dhe Perisic do të luajnë në krahët e mesfushës, por dhe me detyra mbrojtëse. Lautaro Martinez dhe Dzeko do të jetë dyshja e sulmit për këtë ndeshje.

Në krahun tjetër, Pioli i beson giroud nga minuta e parë në majën e sulmit, i mbështetur nga Leao, Saelemaekers, si dhe Kessie në rolin e fantazistit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?