Derbi i Tiranës pa gola në Vlorë, Laçi merr fitoren e parë këtë sezon

Janë mbyllur ndeshjet e para të javës së 9 të kampionatit shqiptar. Derbi Tirana-Dinamo përfundoi në barazim 0-0, me dy gola të cilët u anuluan për pozicion jashtë loje. Edhe dueli tjetër mes Egnatias dhe Teutës i pati të gjitha përveç golave (karton të kuq, shumë raste dhe penallti të humbur). Laçi ka marrë fitoren e parë për këtë sezon. Kurbinasit mposhtën me shifrat 3-1 Vllazninë, duke lënë kështu vendin e fundit.

SHKARKO APP