Derbi italian në shortin e Europa League, Bologna sfidon Romën
Shorti i hedhur në Nyon ka rezervuar një përballje tërësisht italiane në fazën e 1/8-ave të Europa League. Bologna dhe Roma do të ndeshen mes tyre në një duel intrigues, por që njëkohësisht konsiderohet edhe si një “goditje e hidhur” për futbollin italian, pasi njëra prej dy skuadrave do të eliminohet patjetër nga gara.
Sfida pritet të jetë e ekuilibruar, me dy ekipe që synojnë të avancojnë sa më larg në kompeticionin europian. Skuadra që do të sigurojë kualifikimin në çerekfinale do të përballet më pas me fituesen e çiftit Aston Villa-Lille.
Shorti:
Genk-Freiburg
Bolonga-Roma
Ferencvaros-Braga
Stuttgart-Porto
Nottingham Forest-Midtjylland
Panathinaikos-Betis Sevilla
Celta Vigo-Lyon
Lille-Aston Villa
Datat e fazave eliminatore të Europa League:
1/8-at e finales: 12 dhe 19 mars 2026
Çerekfinalet: 9 dhe 16 prill 2026
Gjysmëfinalet: 30 prill dhe 7 maj 2026
Finalja: 20 maj 2026, Stamboll
KOHA JONË SONDAZH

