Derbi Partizani-Tirana luhet në “Air Albania”, zbulohet data e ndeshjes
Derbi Partizani-Tirana do t luhet më 13 dhjetor, ora 19:00, në luksin e impiantit modern “Air Albania”. Kapaciteti prej më shumë se 21 mijë vendesh heq stresin e pamundësisë së gjetjes së një bilete për tifozët e të dyja skuadrave.
Partizani nuk do të ketë në përbërje për sfidën me bardheblutë Bruno Telushin, i ndëshkuar më karton të kuq ndaj Bylisit, por as bardheblutë nuk janë më mirë, pasi Ahmataj nuk do të ketë në dispozicion as Cale e as Dungën.
Në dyshim janë Tefik Osmani, Edon Hasani dhe Cobbinah, që u detyruan të lënë para kohe ndeshjen për shkak të probleme fizike. Përtej mungesave dhe problemeve që kanë ekipet respektive, derbi mbetet derbi dhe pritet të dhurojë emocione të shumta.