Derbi Partizani-Tirana, statistikat favorizojnë “Të Kuqtë”

Derbi nuk luhet, por fitohet. Partizani-Tirana, derbi i parë sezonal i gjen dy ekipet në kushte dhe me objektiva të ndryshme.

Me 8 pikë në 5 javë, Partizani renditet në vendin e 4-ët, por kreu është vetëm dy pikë larg. Tifozët e kuq kërkojnë nga ekipi të ruajnë statusin si të pathyeshëm, prej dy vitesh nuk njohin humbje në derbi, në 7 përballjet e fundit kanë fituar 5 dhe barazuar 2.

Partizani kërkon me çdo kusht fitoren në derbi për të konfirmuar se janë një nga pretendentët kryesor për të fituar titullin këtë sezon.

Me 5 pikë në 5 javë, bardheblutë renditen në 7-të, 5 barazime radhazi po kthehen në shqetësim në shtëpinë e Tiranës, por ky është një sezon ndryshe për ekipin më të titullar në vend, është një vit tranzicioni ku është e vështirë që trajnerit Shkëmbi t’i vendosesh kushte apo objektiva fiks si titulli.

SHKARKO APP