Motta: Napoli për titull, nuk është një sfidë mes meje dhe Contes

Pas fitores bindëse në Champions League kundër PSV, Juventus do të rikthehet në kampionat, në sfidën e radhës kundër Napolit. Pas dy barazimeve radhazi në Seria A, trajneri Thiago Motta kërkon rikthimin te fitorja, ndërkohë që nuk i kursen fjalët e mira për rivalët.

“Një ndeshje e shkëlqyer me lojtarë të fortë. Ne do të përballemi me shumë seriozitet dhe përgjegjësi, duke respektuar kundërshtarin dhe duke luajtur futbollin tonë.

Koha si futbollist me Conten? Ishte kënaqësi e madhe të punoja me të, patëm një Europian të mrekullueshëm dhe dolëm kundër një ekipi shumë të fortë. Marrëdhënia me të ka qenë gjithmonë fantastike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Napoli është një ekip i ndërtuar për të fituar titullin. Duhet të vazhdojmë rrugëtimin tonë ndeshje pas ndeshje me ambicien për t’u përmirësuar gjithmonë, duke u përpjekur të rritemi dhe t’i bëjmë tifozët tanë që të kenë një mbrëmje të mirë”, tha Motta. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?