Derbi Partizani-Tiranë/ Zbulohen formacionet zyrtare, Redon Xhixha përfundon në stol
Derbi i shumëpritur i kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës luhet pas pak minutash në stadiumin Air Albania Stadium, në kuadër të javës së 24-të të Superiores.
Takimi vjen në një moment delikat për të dy skuadrat, ndërsa të kuqtë kryesojnë rivalët me 9 pikë diferencë në renditje. Përballjet direkte këtë sezon kanë prodhuar rezultate të kundërta: Tirana fitoi derbin e parë 0-3, ndërsa Partizani reagoi në dhjetor duke triumfuar 0-2.
Një nga surprizat e formacionit bardheblu është prania në stol e Redon Xhixha. Trajneri Ardijan Nuhiju kishte paralajmëruar se sulmuesi nuk do ta niste titullar për shkak të dëmtimit, por nuk pritej as të ishte pjesë e bankinës.
Në krahun tjetër, trajneri Oltijon Kërnaja duket se ka më shumë alternativa në dispozicion, duke synuar një tjetër fitore që do të konsolidonte diferencën në renditje.
Formacionet zyrtare
Partizani: Qirko, Atanaskoski, Bytyçi, Ismaili, Skuka, Kola, Isgandarli, Hjumen, Sembene, Sidibe, Qaka
Trajner: Oltijon Kërnaja
Tirana: Bekaj, Vera, Ndong, Kortez, Mysloviç, Rafael, Emanuel, Vogli, Tabeku, Kresiç, Kobilljar
Trajner: Ardijan Nuhiju
KOHA JONË SONDAZH

