Derbi shqiptarësh në Conference League, Drita dhe Shkëndija mësojnë kundërshtarët
Pas kualifikimit historik, skuadrat shqiptare Drita dhe Shkëndija kanë mësuar kundërshtarët e tyre në fazën e re të UEFA Conference League. Shorti ka rezervuar menjëherë një duel të zjarrtë, pasi dy ekipet shqiptare do të përballen me njëra-tjetrën në raundin e katërt.
Përveç derbit ballkanik, Shkëndija do të ketë përpara edhe kundërshtarë të fortë si Slovan Bratislava, Rayo Vallecano, Jagiellonia, AEK Larnaca dhe Shelbourne.
Nga ana tjetër, Drita do të sfidojë emra të njohur të futbollit europian si AZ Alkmaar, si dhe do të ndeshet me Rayo Vallecano, Omonoia, Kups Kuopia dhe Shelbourne.
Kjo fazë pritet të sjellë duele emocionuese për të dyja skuadrat, që synojnë të shkojnë sa më larg në këtë kompeticion europian.
KOHA JONË SONDAZH

