Dermaku: Na pret sezon i vështirë te Lecce, ndaj Interit kemi fatin që …             

Mbrojtësi i Lecces, Kastriot Dermaku ka folur për sezonin e ri në Seria A, teksa ka nisur që tani përgatitjet. Mbrojtësi shqiptar është shfaqur optimist për duelin ndaj Interit.

“U largova nga Parma me synimin për të luajtur në Seria A. E dija që Lecce ishte zgjedhja e duhur sepse ka një projekt të madh, jam i kënaqur me mënyrën se si po shkon deri më tani. Tani duhet të punojmë sepse për objektivin e radhës do të jetë e vështirë.

Na pret një kampionat i vështirë, po punojmë shumë në nivel atletik dhe kjo do të na japë një dorë.  Do të përballemi menjëherë me një skuadër të madhe si Interi, por kjo nuk ndryshon shumë pasi do të duhet të përballemi me të gjithë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ne kemi fatin e vogël për ta nisur me disa miqësore, të ndihmuar dhe nga entuziazmi i tifozëve. Shpresojmë të jetë një ndeshje e mirë”, tha Dermaku për mediat italiane. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?