Derrick Rose do të operohet, ylli i NBA humb sezonin

Nuk ka qetësi për yllin e NBA, Derrick Rose. Një nga basketbollistët më të mirë amerikanë nuk shikon dritë në fund të tunelit, sepse pas dy dëmtimeve të rënda në gju, duhet t’i nënshtrohet një operacioni tjetër duke humbur sezonin aktual të NBA. Lajmin ë bën të ditur klubi i tij i Chicago Bulls, që thekson se shtatlarti duhet t'i nënshtrohet një tjetër ndërhyrjeje në meniskun e gjurit të djathtë, i dëmtuar në muajin nëntor të vitit 2013. Historia e gjatë e dëmtimeve të tij nisi në vitin 2011,kur Rose këputi ligamentet e gjurit të majtë dhe pas pothuajse dy vjetësh larg fushave, talenti i koshit amerikan u rikthye sërish në bokse, për shkak të dëmtimit në gjurin tjetër. Gjithsesi, sipas “Chicago Tribune” dëmtimi i fundit duket më i lehtë se dy të tjerët edhe pse gjithçka do të varet nga ecuria e operacionit. Në vitin 2013, Rose vendosi të operohej për të rikuperuar frakturën, ndërsa këtë herë i duhet të spostojë masën e dëmtuar, një procedurë rutinë por sipas të dhënave, ai mund të kthehet në dispozicion të skuadrës pas rreth 6 javësh. Gjatë 3 sezoneve të fundit, Rose, i cilësuar si një nga lojtarët më të talentuar të basketbollit amerikan, ka luajtur shumë pak duke munguar në 165 ndeshje nga 221 që janë zhvilluar nga dëmtimi i tij i parë.   

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?