Deschamps flet për rikthimin e Benzema: Nuk jam magjistar, është momenti i duhur!

Karim Benzema do të jetë pjesë e Francës në “Euro 2020”. Sulmuesi francez nuk luan me kombëtaren prej vitit 2015, teksa tashmë Deschamps është bindur nga forma fantastike e tij për ta bërë pjesë të ekipit. Strategu i njohur ka sqaruar arsyet e këtij rikthimi të bujshëm.

“Jemi takuar me Karim, biseduam dhe sqaruam gjithçka. Ka ndodhur shumë kohë më parë. Ishte hapi i parë, më pas u mendova gjatë për vendimin që mora. Në fund vendosëm ta grumbullonim për Euro 2020.

Njerëzit qeshnin me deklaratat e mia, por asnjëherë nuk jam shprehur se nuk do e grumbulloj më kurrë me Francën. Nuk jam magjistar, as Karim nuk është, tani ishte momenti të rikthehet“, deklaroi Deschamps.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?