Deschamps: Franca ime fitoi Botërorin me saktësinë e Juventusit

Trajneri i Francës, Didier Deschamps ka dhënë së fundmi një intervistë për gazetën “L’Equipe”, ku ka komentuar punën që ka bërë deri më tani në krye të “Gjelave”.

“Ndjek shkollën e Juventusi. Atje stërvitesh me nivel të lart për të arritur rezultate. Nuk mund të ndjekësh një model Sacchi, Cruyff apo Guardiola, duhet të gjesh një të mesme për çdo tip loje, rëndësi ka që të arrish rezultatet”, ka shpjeguar strategu i njohur.

Deschamps nuk mund të fshihte trishtimin për situatën e vështirë që po përjeton bota nga Covid-19: “Është një periudhë shumë e ndërlikuar, familjet janë në zi, të tjerët presin lajme për të dashurit që janë duke luftuar për jetën, është vërtetë e tmerrshme dhe vuajtja e të gjithë këtyre njerëzve më trishton.

Mjekët dhe infermierët janë duke bërë çmos për të luftuar epideminë dhe më e pakta që mund të bëjmë është t’i përmbahemi kufizimeve maksimale”. /R.Lika-Koha Jone/

 

SHKARKO APP