Deschamps: Kualiteti dhe shpirti i grupit sollën fitoren në Ligën e Kombeve
Didier Deschamps është shfaqur shumë i gëzuar pas triumfit të Francës në finalen e Ligës së Kombeve, 2-1 me përmbysje ndaj Spanjës. Strategu i ekipit transalpin vlerësoi futbollistët e tij për shpirtin e treguar në fushë.
“Ekipi luajti me mend në kokë, kemi karakter, cilësi dhe talent, por në nivel ndërkombëtar nuk mjafton kaq: duhet edhe shpirt gare, sepse në dy ndeshjet e fundit jemi përballur me ekipe shumë cilësore.
Kundër Belgjikës pakkush besonte se mund ta kthenim ndeshjen, përveç meje dhe lojtarëve të mi. Ne qëndruam në lojë, pastaj pati një çmenduri, ushtruam presion lart dhe u mbrojtëm tre kundër tre me lojtarët tanë qendrorë. Ky është futbolli.
Katar 2022? Më parë duhet të kualifikohemi. Kemi ende dy ndeshje për të luajtur, kur të jemi atje do të përgatitemi si të gjithë të tjerët”, deklaroi strategu i “gjelave”.