Deschamps me 9 ndryshime në formacionin ndaj Tunizisë
Pasi ka siguruar kualifikimin për në fazën e ardhshme të Botërorit të Katarit, trajneri i Francës, Deschamps, ka vendosur të bëjë një rotacion të plotë për sfidën e tretë në grup.
Pas pak, Franca do të luajë ndeshjen e fundit të grupit ndaj Tunizisë dhe “Gjelat” do të zbresin në fushën e lojës me 9 ndryshime nga ndeshja e fundit.
Franca është kualifikuar për në fazën e ardhshme, ndërsa fitoi 4-1 ndaj Australisë dhe 2-1 me Danimarkën. Në sfidën tjetër të orës 16:00, Australisë do t’i mjaftonte vetëm një barazim ndaj Danimarkës për të siguruar vendin e dytë në grup.