Deschamps: PSG ishte dominues në finalen e Championsit, Interi i lodhur
Trajneri i Francës, Didier Deschamps, ka komentuar fitoren e bujshme të Paris Saint-Germain në finalen e Champions League, ku skuadra franceze mposhti Interin me rezultatin 5-0. Në një intervistë për La Gazzetta dello Sport, Deschamps vlerësoi dominimin absolut të parizienëve.
“Nuk pati ndeshje. PSG ishte superiore nga fillimi deri në fund,” u shpreh ai, duke theksuar se Interi mund të ketë vuajtur edhe për shkak të lodhjes fizike dhe mendore pas një gare të ashpër për titullin në Serie A: “Ndoshta Interi nuk kishte më energji, pas betejës së gjatë për titulllin. Disa lojtarë si Lautaro Martinez nuk ishin në formën më të mirë.”
Deschamps e konsideroi këtë sukses edhe si një triumf personal të trajnerit Luis Enrique: “Ai qëndroi besnik ideve të tij dhe u shpërblye për këtë.” Ai shtoi gjithashtu se ecuria e PSG-së është mbresëlënëse, duke kujtuar se në nëntor ekipi ishte pranë eliminimit nga faza e grupeve të Champions League.
KOHA JONË SONDAZH

