Deschamps: Zidane i paparashikueshëm, ja pse do të largohem nga Franca

Didier Deschamps do të largohet nga drejtimi i Francës pas Botërorit 2026 dhe Zinedin Zidane shihet si kandidati më i mundshëm për tu ulur në stol. Deschamps deklaroi si Zidane është i paparashikueshëm, por shtoi se nuk e di nëse do të marrë drejtimin e kombëtares.

“Zidane është një kandidat shumë i vlefshëm, i natyrshëm dhe i paparashikueshëm. Nuk e di nëse ai dëshiron të marrë drejtimin e kombëtares. Nuk jam i lodhur apo i rraskapitur, por dua kohën time. Të gjitha gjërat marrin fund në një moment.

Kombëtarja franceze është një gjë e bukur për mua. Kam kaluar aty 25 vite të jetës sime profesionale, si trajner dhe lojtar”, deklaroi Deschamps.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?