Deschapams: Pogba dhe Evra, pas finales Champions në miqësore ndaj Shqipërisë
Trajneri i Francës ka përfshirë të dy lojtarët kryesorë në ekip, ndonëse “Les Bleus” do të përballen në miqësore me Belgjikën vetëm pak ditë pas finales së Champions League. Trajneri Didier Deschamps nuk ka hezituar të thërrasë Paul Pogba dhe Patrice Evra për miqësoren me Francën, që do të luhet muajin tjetër, edhe pse ata do të jenë të përfshirë në finalen e madhe të UEFA Champions League, mes Juventusit dhe Barcelonës. Pogba e Evra janë pjesë e skuadrës së Deschamps, që do të përballet në dy miqësore radhazi gjatë qershorit, ndaj Belgjikës dhe Shqipërisë. Por nëse me Belgjikën do të luhet vetëm pak ditë pas finales së Berlinit, ata mund të mos aktivizohen për të qenë gati në miqësoren ndaj Shqipërisë. – “Jo, nuk ishte ndonjë vendim i vështirë për të thirrur Pogba e Evra, vendimi ishte i qartë,” – u tha trajneri i Francës reporterëve. – “Është e vërtetë se ata do të luajnë në finalen e Champions League një ditë para ndeshjes miqësore me Belgjikën. Por siç e kam thënë disa herë, e konsideroj kombëtaren e Francës mbi çdo gjë tjetër.” Më tej Deshpams theksoi se ata do të jenë gati, ndaj kuqezinjve të Gianni de Biasit. “Dy lojtarët do të jenë pjesë e skuadrës sonë dhe është kënaqësi që do t’i kemi në miqësore kundër Shqipërisë.” Sulmuesi i Rennes, Paul-Georges Ntep, ka shansin të luajë ndeshjen e parë, pasi edhe ai është përfshirë në ekipin francez. – “Ntep është një lojtar i ri me një profil ndryshe, i bekuar me shpejtësinë dhe forcën që e karakterizon si lojtar,” – u shpreh Deschamps. Ndeshja mes Shqipërisë dhe Francës do të luhet më 13 qershor në “Elbasan Arena”. Franca, vendi organizator i Euro 2016, nuk merr pjesë në fazën e grupeve kualifikuese. Por ka të drejtën të luajë ndeshje miqësore me ekipet e grupit kualifikues ku bën pjesë edhe Shqipërisë. Ndeshja e parë miqësore mes Francës dhe Shqipërisë që u zhvillua në Rënnes, përfundoi 1-1, me gol të mbrojtësit Mërgim Mavraj.
KOHA JONË SONDAZH

