Dëshira e Solskjaer për sulmin, United i fiksuar pas një kampioni bote

Manchester United nuk heq dorë nga Ousmane Dembele. Dëshira e madhe për krahun e djathtë të sulmit ishte Jadon Sancho, teksa “Djajtë e Kuq” tentuan edhe Federico Chiesan e Fiorentinës.

Gjithsesi, edhe francezi i Barcelonës pëlqehet shumë nga Ole Gunnar Solskjaer. Trajneri norvegjez i ka kërkuar drejtuesve të klubit t’i sjellin kampionin e botës, por katalanasit po rezistojnë.

Messi dhe Dembele

Mediat angleze raportojnë se drejtuesit e Barcelonës nuk pranojnë huazimin e 23-vjeçarit, opsion që preferohet në kampin e United. Në Spanjë janë dakord vetëm me shitjen përfundimtare të lojtarit.

Gjithsesi, palët nuk i kanë ndërprerë negociatat, bisedimet vazhdojnë dhe Solskjaer shpreson që Dembele të zbarkojë sa më shpejt në “Old Trafford”. /abcnews.al

SHKARKO APP