Dështim total për Ronaldon, kjo gjë nuk i ndodhte prej 12 vitesh
Manchester United mbrëmjen e djeshme u eliminua nga Champions League, teksa pas humbjes minimale 0-1 kundër Atletico Madrid. Cristiano Ronaldo në këtë mënyrë nuk do të marrë asnjë trofe këtë sezon, diçka që nuk i ndodhte prej 12 vitesh.
Sulmuesi portugez kaloi nga Juventusi te Djajtë e Kuq gjatë verës, por që në muajin mars ka vulosur fatet e një sezoni ku nuk do të ngrejë asnjë trofe.
Për të tretin vi radhazi, Cr7 del nga Championsi që në fazën e 1/8-ve diçka që e ka tërbuar jo pak. Sulmuesi portugez në fakt është mësuar që të jetë protagonist deri në fund në këtë event, por as Juventusi dhe as tani United nuk e kanë ndihmuar aspak. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

