Dështimi i Bale te Reali, luajti vetëm 63 % të ndeshjeve

Statistikat e Gareth Bale te Real Madrid padyshim që nuk mund ta bëjnë krenarë lojtarin e njohur. Uellsiani luajti 251 ndeshje me Los Blancos duke shënuar 105 gola dhe duke fituar 16 trofe. Gjithsesi dëmtimet luajtën një rol shumë vendimtar në aventurën e tij në Madrid.

Që nga mbërritja e tij në vitin 2013, Bale ka luajtur vetëm 63.7 për qind të ndeshje totale të skuadrës madrilene, duke humbur 98 sfida për shkak dëmtimi. Të tjerat për shkak të zgjedhjeve të bëra nga trajnerët.

Fillimi ishte impresionuese, duke realizuar 22 gola dhe dhuruar 16 asist në sezonin e tij të parë në Spanjë. Sezoni i tij më i mirë ishte 2014-15, pasi do të luante në 48 ndeshje, 44 prej tyre nga minuta e parë. Më pas sezon pas sezoni, numrat e tij janë bërë gjithnjë e më shqetësues. Mjafton të kujtojmë që në sezonin e fundit ka luajtur vetëm në 39.22 për qind të ndeshjeve totale të skuadrës madrilene.  /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP