Dështimi i fundit kundër Brojës, Guardiola s’ka plan të largohet

City ka fituar gjashtë nga shtatë titujt e fundit të Premier League, ka fituar vetëm një nga 13 ndeshjet e fundit në kampionat, duke humbur nëntë prej tyre. Kjo e ka vendosur Guardiolën nën një presion të madh, por ai është zotuar se nuk do të largohet ose të fajësojë lojtarët e tij.

“Do të provoj, do të vazhdoj”,-tha ai para udhëtimit të City-t drejt Leicester-it të dielën pasdite. ”Sigurisht që dua që kjo (seria negative) të përfundojë, të gjithë e duan. Nuk dua t’i zhgënjej njerëzit e mi, qoftë klubin, tifozët, apo njerëzit që e duan këtë klub. Mendoj se të gjithë në punën tonë duam ta bëjmë mirë dhe t’i kënaqim njerëzit. Kjo është e padiskutueshme, nuk është një ikëpyetje. Prova më e madhe është të rikthehemi përsëri, por këtë e kemi bërë edhe më parë”, tha ai.

Guardiola tha se dëmtimet janë arsyeja kryesore për formën e dobët të City-t, pasi disa lojtarë të rëndësishëm kanë munguar në ndeshjet e fundit, përfshirë barazimin 1-1 në shtëpi kundër Everton-it të enjten. Mesfushori fitues i Topit të Artë, Rodri, do të mungojë për pjesën e mbetur të sezonit për shkak të një dëmtimi në gju, ndërsa Ruben Dias, John Stones, Ederson, Kyle Walker, Jack Grealish dhe Matheus Nunes munguan gjithashtu në ndeshjen ndaj Everton-it.

SHKARKO APP