Dështimi i takimit Qeveri- Ligë, negociatori Fidel Ylli: Pa bisedime s’ka zgjidhje, Rama nuk është Zeusi!

Deputeti i PS, Fidel Ylli i autorizuar nga kryeministri Edi Rama si negociator i qeverisë me Ligën Profesioniste që ka vendosur të bojkotojë kampionatin e Superligës ka dhënë një intervistë ekskluzive për emisionin ‘’Sport News’’ në News24.

Për gazetaren Enxhi Biba, Fidel Ylli ka bërë të qartë se pa bisedime nuk ka zgjidhje, teksa ka hedhur poshtë mundësinë e një përfshirje të drejtpërdrejtë të kryeministrit Edi Rama në këto negociata, duke theksuar se ai vendos vetëm në fund dhe nuk është Zeusi që zgjidh çështjet menjëherë.

PYETJA: Pse dështoi takimi i Qeverisë me Ligën Profesioniste tek Ministria e Financave?

Unë jam i dërguar jo vetëm i kryeministrit, por dhe i parlamentit. Kjo nuk është një çështje vetëm teknike, jam i dërguar i kryeministrit dhe kryeparlamentarit për të negociuar për problemet e tyre. Kanë dërguar letra në kryeministri dhe parlament. Të jeni të bindur, pa pasur t’i bëj qejfin vetes. Njeri më të përshtatshëm për sportin, njeri më të mirë nuk do të kishte. Nuk është vetëm çështja teknike. Çështjet do të vijnë pas negociatave në tavolinë. Pas debateve, ky draft dhe kjo marrëdhënie do të shkojë te Rama për t’i vënë luftën. Do i krahasojë me negociatat Serbi- Kosovë. Mbas 2 muajsh negociatash, vajtën aty dhe bënë marrëveshjen. E njëjta edhe me këtë rast. Ne do bënim negociata, ata do bëjnë kërkesat, unë do isha në mbështetje të FSHF, pasi jam njeri i sportit.

Por kjo qeveri ka bërë më shumë se çështë bërë në 100 vite parlamentarizëm.

Unë kam mendimin tim, s’dua të përmend emra. Kemi filluar diskutime në komision pavarësisht se nuk erdhi Liga. Ne kemi qenë një grup për këto negociata. Kanë qenë këto negociata të përgjegjshme. Aq i përgjegjshëm Rama, sa ka qenë ministrja e Financave, Anila Denaj, Milva Ikonomi. Gjithë këto kohë kanë qenë në tryezën e punës. Kemi dëshirë për të negociuar, këta i refuzojnë.

PYETJA: A do të përfshihet kryeministri Rama në negociata?

Kryeministri s’mund t’i takojë ata pa negociata me grupin e punës. I bie sipas tyre që Shqipëria s’ka ministra, këshilltarë, drejtora. Pra i bie që vetëm Rama të negociojë, dhe vendi të marrë tatëpjetën. Kryeministri ka barrë të madhe, aq më tepër që kemi të bëjmë me pandemi, tërmet, biznese që kanë nxjerrë në rrugë punëtorët. Por kjo qeveri gjithsesi ka krijuar një grup kaq të fuqishëm. Dhe ne do negociojmë dhe në fund vendos kryeministri.

Në momentin që këta kanë bënë kërkesën, kryeministri pavarësisht se ka qenë i okupuar më thirri të premten në takim. Diskutuam gjatë për të gjithë problemet. Ne si mazhorancë kemi qejf të nisim me sportet. Janë ende me borderotë e Enver Hoxhës, bashki që kanë ekipet në varësi. Duhet momenti që të vijë reforma. U bë ligji për dhunën, i sportit, sponsorizimeve. Ligje si rrallë ndonjëherë. Këtë radhë e kemi seriozisht që do bëjmë ndryshim radikal në sport. Jemi me stadiume bosh.

Bisedimet me Ligën Profesioniste…

Bisedat bëhen në tavolinë, mos kenë frikë, s’ka gjë që nuk zgjidhet. Dëshira është për të parë mundësinë, për një kërkesë që ata kanë treçerek do e realizojë Komisioni me qeverinë.

Të nesërmen mër mori Edvin Libohova, Presidenti i Ligës. Takohemi tek Air Albania më tha. I thashë ku të doni, por nëse takohemi te Ministria e Financave kemi aty të gjithë në rresht dhe diskutojmë.

PYETJA: A do të ketë zgjidhje të shpejtë për Superligën?

Të gjithë jemi të dëshiruar të kthehet futbolli në fushë. Nuk më shqetësojnë grevat dhe protestat sepse jemi në demokraci. Por më shqetëson që ekipet janë në kualifikuese dhe duhet të luajnë pasi patën edhe

Pa bisedime s’ka zgjidhje. Rama s’është Zeusi që zgjidh situatat, ai vendos në fund. Nuk mund të shpalos tani çfarë kemi diskutuar. Jemi në debate ende, ku do tolerojmë, ku do shtrëngojmë. Ata bëjnë si Mimoza Llastica, por do i këshillojë mos politizojnë Ligën Profesioniste. Aty ka kryebashkiakë të majtë dhe të djathtë. Boll me ndarje politike, ta fusni në kanale politike. Ne jemi të gatshëm t’i japim zgjidhje që nesër.

SHKARKO APP