Dështimi i Tiranës, Julian Ahmataj nuk është më trajneri i bardhebluve

Dështimi i Tiranës, bën që Julian Ahmataj të mos jetë më trajneri i bardhebluve. Ecuria plot oshilacione, mungesa e një stili të qartë loje dhe humbja e fundit në derbin përballë Partizanit, kanë sjellë fundin e aventurës së tij.

Presidenca e Tiranës ka shkarkuar 44-vjeçarin, i cili qëndronte në pankinë prej 5 tetorit, kur zëvendësoi Orges Shehin. 19 ndeshje në total regjistroi Ahmataj në aventurën e dytë si trajneri i rekordmenëve të futbollit shqiptar.

Tirana renditet në vendin e katërt pas javës së 24-t në Superiore. Me 34 pikë, dy mbi Dinamon, me këta të fundit që numërojnë një takim më pak.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?